Studentët bëjnë thirrje për protestë paqësore

Evropë

Studentët bëjnë thirrje për protestë paqësore

Më: 15 mars 2025 Në ora: 09:52
Protesta

Studentët kanë bërë thirrje në paraditen e së shtunës për protestë paqësore.

Ata u kanë kërkuar qytetarëve që do të marrin pjesë në këtë organizim që të mos përfshihen në konflikte fizike apo verbale.

“Ju lutem ndiqni udhëzimet e kujdestarëve tanë. Mos dilni jashtë zonës së përcaktuar për tubim dhe keni kujdes ndaj punimeve nëpër rrugë”, është thënë në një postim në studentëve në Instagram.

Në orët e hershme të mëngjesit ata do të mblidhen në pesë pjesë të ndryshme në Beogradit dhe më pas do të nisen në drejtim të Kuvendit për të mbajtur organizimin kryesor.

Protesta pritet të nisë zyrtarisht në orën 16:00, ndërsa në orën 17:00 do të bëhet leximi i kërkesave të tyre./REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat