Macron: Putin dëshiron të marrë gjithçka, pastaj të negociojë

Evropë

Macron: Putin dëshiron të marrë gjithçka, pastaj të negociojë

Më: 15 mars 2025 Në ora: 17:52
Putin, Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka shprehur dyshime rreth synimit të liderit rus për të ndalur luftimet me Ukrainën.

“Rusia nuk të jep përshtypjen se dëshiron paqen me zell”, tha Macron pas komunikimi online me liderë të tjerë evropianë dhe perëndimorë.

Në vend që t’i përgjigjet propozimit të armëpushimit të udhëhequr nga SHBA, Rusia po intensifikon sulmin e saj, shtoi ai.

“Presidenti Putin dëshiron të marrë gjithçka – pastaj të negociojë. Nëse duam paqe, Rusia duhet të përgjigjet qartë dhe presioni duhet të jetë i qartë, në koordinim me SHBA-në, në mënyrë që të arrihet një armëpushim”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat