Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një jave në rajonin e Ferizajt

Ferizaj

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një jave në rajonin e Ferizajt

Më: 13 janar 2025 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë javës që shkoi në rajonin e Ferizajt.

Sipas njoftimit të policisë, tri raste janë raportuar në Ferizaj, dy në Shtime dhe një në Shtërpcë.

Pos rasteve të dhunës në familje, në rajonin e këtij qyteti janë kryer 16 vjedhje.

11 në Ferizaj, tri në Kaçanik, një në Shtërpcë dhe një tjetër në Han të Elezit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat