Elbert Krasniqi: Ferizaji është kthyer në bastion të IRDK-së

Ferizaj

Elbert Krasniqi: Ferizaji është kthyer në bastion të IRDK-së

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 22:06
Pamje nga tubimi

IRDK ka mbajtur fushatë në Ferizaj, ku kryetari i saj, Elbert Krasniqi, theksoi se ky qytet është kthyer në bastion të partisë.

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ka deklaruar se Ferizaji nuk është më një befasi, por tashmë është kthyer në bastion të kësaj partie.

Deklarata:

"Ferizaji nuk është befasi, tashmë është kthyer në bastion! Listës tonë nga Ferizaji i prinë kandidati ynë Isa Osmani, Bajram Maliqi, Benjamin Hajdari, Hykmete Rexhepi, të cilët ngjashëm si secili kandidat i yni, garantojnë se IRDK është e para dhe mbështetja nga qytetarët është 111% në anën tonë!" ka shkruar Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat