Piloti britanik Luis Hamilton pritet të dënohet me 5 pozicione në garën e radhës, në Brazil. Për momentin ky vendim nuk është ende zyrtar, por pritet që brenda pak orësh të mësohet fati i Hamiltonit dhe makinës së tij të “Mercedesit”.
Makina e pilotit britanik ka një problem në pompën e presionit të ujit, që duket se rrjedh ujë. Për këtë arsye, te makina e tij do të montohen një pajisje e re dhe sipas rregullores, kjo do të sjellë një penalitet me 5 pozicione në startin e garës që zhvillohet në pistën e “Interlagos”.
Ky penalitet nuk ka lidhje me garën “sprint” që zhvillohet këtë të shtunë në Brazil, por do të ketë efekt në startin e garës të së dielës.
Në bazë të pozicionit të garës “sprint” do të vijë edhe penalizimi, gjithnjë nëse Hamilton vendos të montojë pjesë të reja të motorit të “Mercedes”.