Naser Al Atijah, është fitues i relit të mirënjohur “Dakar”, i cili u zhvillua në Arabinë Saudite.
Piloti nga Katari, triumfoi me makinën “Tojota”, duke lënë pas Sebastian Loebin, me epërsi prej 27 minuta e 46 sekonda.
Me fitoren e katërt në relin e mirënjohur, Al Atijah barazohet me Ari Vatanen, ndërsa rekordmen sipas numrit të fitoreve është Stefan Peterhansell, i cili ka triumfuar 14 herë në “Dakar”.
Ndërkohë në garën e motoçikletave, më i suksesshmë u tregua Sem Sanderlend, ndërsa në kategorinë e kampionëve, triumfoi Dmitri Sotnikov.