Sulm në Jedai, F1 në ankth gjatë provave

Formula 1

Sulm në Jedai, F1 në ankth gjatë provave

Më: 25 mars 2022 Në ora: 18:12
Sulm në Jedai, F1 në ankth gjatë provave

Janë orë tensioni dhe ankthi në Jeda, ku këtë fundjavë do të zhvillohet etapa e dytë e botërorit të Formula 1. Pak minuta para fillimit të sesionit të parë të provave të lira një shtëllungë tymi është ngritur në qiell 20 kilometra larg pistës.

Siç kanë bërë të ditur disa gazetarë të pranishëm në Arabi, duket se është bërë fjalë për një tjetër sulm të grupit Houthi të Jemenit ndaj një baze nafte të Aramco-s.

Bëhet fjalë për sulmin e radhës kundër strukturave të kompanisë kombëtare saudite të hidrokarbureve që më 20 mars është sulmuar, nga i njëjti grup, duke bërë që të vihej në dyshim zhvillimi i garës së F1 në Arabi.

Pasi është vënë në dijeni të ngjarjes, F1 është mbledhur në pritje të komunikimeve të autoriteteve për vazhdimin e fundjavës arabe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat