Piloti spanjoll, Karlos Sainz, do të nisë dhjetë pozicione më poshtë se ajo që do të fitojë në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Francës, në kampionatin e Formula 1.
Piloti i Ferrarit është penalizuar, pasi ekipi i tij vendosi elektronikën e kontrollit në makinën e tij për të tretën herë.
Informacioni është se skuadra italiane mund të ketë probleme të mëtejshme mekanike në makinën e saj, që do të rezultojë në dënime të mëtejshme.
Makina e Sainz dështoi plotësisht gjatë Çmimit të Madh të Austrisë, kur spanjolli ishte në betejë me Maks Verstapenin për pozicitën e dytë.