Më 7 maj, në Majemi do të zhvillohet gara e Formula 1, një garë që do të zhvillohet edhe në rrugët e këtij qyteti, në zonën pranë “Hard Rock Stadium”.
Moti i keq ditët në Florida ka përmbytur mjaft zona, përfshi edhe ato të Majemi, pikërisht aty ku pas një muaji do të zhvillohet gara.
Qarkullimi në këtë zonë është bërë i pamundur, teksa shumë rrugë janë mbyllur për të evituar probleme.
Disa nga rrugët e mbyllura në zonën e stadiumit të famshëm janë ato ku do të kalojnë makinat e garës apo pranë pistës, ndaj situata nuk duket aspak e mirë.
Sipas mediave lokale, situata duket problematike, pasi u bënë disa ditë radhazi që shiu bie me intensitet.
Kjo ka penguar inxhinierët dhe punonjësit që të nisin përgatitjet e parashikuara për të bërë gati pistën qytetase.
Një emergjencë që vjen një muaj para garës, ndërkohë që ka ende shumë punë për të bërë.