Këtë sezon pritej një ndryshim rrënjësor te Ferrari, që nuk fiton një titull kampion për konstruktorë në Formula 1 që prej vitit 2008.
Ardhja e francezit Frederic Vasseur në detyrën e shefit të makinës italiane nuk ka dhënë ende atë impakt që pritej. Makina është ende e ngadaltë, duke qenë forca e katërt në kampionat.
Sipas mediave italiane, kjo paraqitje e dobët mund të sjellë sërish ndryshime në drejtimin e “kokëkuqes” dhe emri që përflitet se mund të marrë drejtimin e Ferrari është Antonello Coletta.
Një emër pak i njohur në Formula 1, por që ka 26 vite që punon me Ferrari (që prej vitit 1997, në pozicione të ndryshme).
Coletta ishte personi që ditën e diel nxorri makinën italiane fituese në garën “24-orëshe të Le Mansh”, sipas “Corriere Dello Sport”, Coletta shihet si një drejtues ideal për Ferrari, që e njeh mirë dhe mund të jetë pasuesi i Vasseur, nëse ky i fundit nuk arrin të bëjë ndryshimin radikal që shpresojnë të gjithë.
Pritet që Coletta të marrë 100% pushtet në vitin 2025, një vit para se të hyjnë në fuqi rregullat e reja. Disa herë është përfolur se ai mund të jetë pjesë e makinës së Formula 1, por gjithnjë është anashkaluar. Suksesi si fundit në Le Mansh ka rritur kuotat e tij edhe pse në disa raste ka refuzuar, por këtë herë është gati të marrë timonin.