Bota e automobilizmit mban zi për vdekjen e Douglas Costa, një pilot 42-vjeçar dhe partneres së tij, Mariana Giordano.
Të dy vdiqën me katër orë larg njëri-tjetrit pasi u prekën nga një sëmundje e rrallë infektive e shkaktuar nga pickimi i një pleshti.
Costa kishte akuzuar shenjat e para të sëmundjes 7 qershorin e kaluar gjatë AMG Cup Brasil, një ngjarje e organizuar nga Mercedes, dhe ishte dërguar në spitalin në San Paolo, ku e fejuara e tij ishte tashmë ishte e shtruar në spital, duke luftuar me ethe, dhimbje muskujsh dhe skuqje të lëkurës të lokalizuara.
Situata u përkeqësua në një kohë shumë të shkurtër: piloti vdiq më 8 qershor rreth orës 12, ndërsa në orën 16:00 të njëjtin fat të trishtë pati edhe partnerja e tij.
Të dy kishin kontraktuar infeksionin më 27 maj, gjatë një eventi në një zonë rurale pranë Campinas, në shtetin e São Paulo.
Në ditët në vijim, dy persona të tjerë që kishin marrë pjesë në garë vdiqën nga e njëjta sëmundje: një vajzë 28-vjeçare dhe një adoleshente 16-vjeçare.