Një vend i 12-të dhe më pas një vend i 15-të për Luis Hamilton, në dy sesionet e para të provave të lira të zhvilluara në pistën e “Silverstoun” tregojnë se “Mercedes”-i ka bërë disa hapa prapa këtë sezon në Formula 1.
Ai që ngre alarmin është 7 herë kampioni i botës, që në prag të provave zyrtare kërkon ndryshime nga makina gjermane.
“Makina ka nevoje për një ndryshim për sa i përket ritmit të garës.
Me gomat e buta ishim shumë të avashtë, ndërkohë që edhe klima e bëri të vështirë testin e së premtes.
Pista ndryshonte nga minuta në minutë dhe për mua makina ishte e vështirë për t’u pilotuar”, tha Hamilton.
“Ky është një problem që kemi kohë që po e hasim edhe pse po bëjmë shumë modifikime për ta riparuar këtë defekt.
Edhe në një xhiro teke nuk pamë asnjë ndryshim për mirë për sa i përket gomave, gjë që tregon se ka dicka që nuk shkon.
Nuk e kuptoj se përse makina është kaq e vështirë për t’u pilotuar në një pistë të tillë”, tha Hamilton.