Marc Marquez rikthehet fitues në MotoGP

Formula 1

Marc Marquez rikthehet fitues në MotoGP

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 15:21
Marc Marquez

Pas triumfit një ditë më parë në garën sprint, piloti spanjoll i Ducati Gresini, Marc Marquez, fitoi sot edhe garën e Cmimit të Madh të Spanjës, zhvilluar në pistën e Aragon. Këto janë sukseset e para të spanjollit me motorin Ducati në karrierën e tij.

Një garë e dominuar nga Marquez, nga xhiro e parë deri tek e fundit, duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim fitoren.

Në vendin e dytë u rendit një tjetër pilot spanjoll, Jorge Martin me Ducati Pramac, që la pas spanjollin tjetër Pedro Acosta me KTM.

Falë këtij triumfi, Martn mban kreun e renditjes së përgjithshme në MotoGP, madje e thellon atë në 23 pikë. Kjo edhe për faktin se italiani i Ducatit zyrtar, Francesco Bagnaia, u rrëzua pas një kontakti me Alex Marquez, vëllanë e Marc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat