Në Melburn të Australisë do të zhvillohet gara e parë sezonale dhe një nga protagonistët është padyshim 4 herë kampioni i botës, holandezi i “Red Bull”, Maks Verstapen.
Këtë vit, ai do të ketë një shok të ri skuadre, neo-zelandezin Liam Lauson, me të cilin në krah do të shpresojë për një titull të pestë. Por edhe të rikthejë “Red Bull”-in në majën e renditjes pas zhgënjimit të sezonit të kaluar.
“Është mirë të kthehesh të garosh dhe të fillosh zyrtarisht sezonin.
Është mirë që gara e parë e sezonit është në Melburn, sepse këtu kam pasur garën time të parë në F1 dhe kam shumë kujtime të mira që kthehen në mendje”, tha Verstapen.
“Në Bahrein mësuam shumë nga testet por ka ende shumë punë për të bërë. Ne kemi disa ide se çfarë të bëjmë dhe si të përdorim atë që kemi mësuar në para-sezon. Të shohim se si shkojnë gjërat kur të fillojmë të pilotojmë”, shtoi holandezi.
“Ne analizuam të dhënat dhe punuam për të kuptuar se ku mund të bëjmë përmirësime dhe të optimizojmë më tej sjelljen e makinës. Ne jemi gati të fillojmë përsëri dhe jam i emocionuar për të filluar botërorin,” tha në fund Verstapen.