Napoli ashtu siç pritej fiton tre pikë. Gjiganti italian ngadhënjeu me rezultat 2:0 ndaj skuadrës kroate, Rijeka, në kuadër të xhiros së katërt të grupit F të Europa League.
Para ndeshjes u mbajt një minutë heshtje në nderim të legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, që dje vdiq në moshën 60-vjeçare.
Golat i shënuan futbollistët Anastasio (autogol - 41'), Lozano (75').
Cluj-Roma
Napoli kryeson me 9 pikë dhe Rijeka është në fund me 0 pikë.
Roma importon tre pikë nga Rumania, duke e mposhtur me 2:0 Cluj-n. Debeljuh (49'-autogol) dhe Verotut (67') shënuan për Romën.
Roma kryeson me 10 pikë në grupin A, duke e siguruar kalimin më tutje dy xhiro pa përfunduar faza e grupeve dhe Cluj është në vend të tretë me 4 pikë.