Manuel Noyer është shpallur “Portieri më i mirë i vitit 2020” nga Instituti i Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).
Kapiteni i Gjermanisë dhe Bajern Mynihut ka siguruar 320 pikë duke lënë shumë pas sllovenin e Atletiko Madridit Jan Oblak me 40 pikë.
Në këtë mënyrë, 34-vjeçari barazon dy legjendat e portës Xhanluixhi Bufonin dhe Iker Kasijasin, të cilët e kanë fituar këtë çmim 5 herë në karrierë.
Nojer është shpallrur 4 herë radhazi “Portieri më i mirë i vitit” në periudhën 2013-2016.
“Tripleta” e këtij sezoni me Bajernin si dhe paraqitjet vendimtare në Ligën e Kampioneve e shpallën Nojerin si gardianin më të mirë të këtij viti.