Laçi në kaos para Tiranës. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta se trajneri Stavri Nica ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës.
Sot ai nuk është paraqitur në stërvitje dhe duket se palët janë ndarë përfundimisht para ndeshjes me Tiranën, që luhet nesër në orën 13:45 në Laç.
Mësohet se shkak për këtë largim të durrsakut janë bërë përplasjet me drejtuesit e klubit për disa ndryshime në formacion në ndeshjen ndaj Skënderbeut.
Nesër Laçin pritet ta drejtojë zv.trajneri Klevis Hima.