Njëri nga klubet më me traditë në futbolli tonë, Vëllaznimi i Gjakovës, aktualisht nuk qëndron mirë as në aspektin organizativ e as në atë të rezultateve në Ligën e Parë.
Megjithatë, për tifozët e klubit kuqezi ka lajme të mira dhe shpresë se e ardhmja do të jetë pozitive.
Në fakt, sot në Tiranë janë takuar Gentian Cani, Lorik Cana, Gazmend Boshnajaku dhe Edi Luzha, të cilët kanë diskutuar për gjendjen e vështirë nëpër të cilën po kalin klubi me traditë në futbollin e Kosovës dhe për të ardhmen e Vëllaznimit.
Ky takim pritet të jap fryte në janar, kur pritet të ndodhin ndryshime të mëdha në klubin gjakovar.
Vëllaznimi e mbylli stinorin vjeshtor në pozitën e 8-të në Grupin A të Ligës së Parë, me vetëm 14 pikë.