Të martën është hedhur shorti për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës.
Në këtë rreth marrin pjesë 32 klube, ku përfshihen skuadrat e Superligës dhe Ligës së Parë, teksa pjesë janë edhe dy skuadra që kanë siguruar kalimin në këtë rreth nga tri fazat e para, që ishin të përfshira klubet e Ligës së Dytë dhe të Ligës së Tretë.
Ndeshjet janë parashikuar të luhen më 16 dhe 17 dhjetor, por disa nga ndeshjet për 1/16 do të luhen në fundjavë.
Orari për ndeshjet e 1/16 në fundjavë:
E diele me 13.12 Ora 12-30
Ulpiana vs Liria ( loja luhet në Shtime)
Vllaznia P vs Dukagjini ( Sadovin )
Malisheva vs 2-Korriku
Vitia – Ferizaj ( Elez Han)
Ndeshjet tjera të Kupës së Kosovës do të luhen në mesajvë.