Ja pse zilatërit dështuan në Champions

Futboll

Ja pse zilatërit dështuan në Champions

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 13:35
Conte

Nuk ka vend për justifikime, ashtu siç Antonio Konte bëri në deklaratat pas ndeshjes. Interit të tij nuk ia kishte fajin as arbitri, as fati, askush. Ishte koha që trajneri të merrte përgjegjësitë për këtë eliminim të turpshëm nga Liga e Kampioneve. Sepse, përgjegjësi ka shumë.

Skuadra e tij luan vetëm me një mënyrë, krosime nga krahët, topa për Lukakun dhe pastaj ai mund të bëjë diçka. Por, kur krosimet nuk janë të duhurat dhe Lukaku markohet nga mbrojtësit, çfarë ndodh? Asgjë. Kalimi nga skema 3-5-2 në 3-4-1-2 me Sançezin pas dy sulmuesve është e vetmja lëvizje e dëshpëruar që bën Antonio Konte.

E provon shpesh, herë funksionon dhe herë jo. Por ky Inter nuk ka një mënyrë loje dhe të dominojë në aspektin teknik. Dëshiron të dominojë vetëm fizikisht, por kjo në Champions nuk vlen. Në ndeshjet më vendimtare (përjashtuar vetëm atë me Gladbahun), skuadra ka dështuar. Nuk ka kampionë që ta udhëheqin në momentet delikate dhe mungon personaliteti. Ai që ka fituar (Vidal) e tradhtoi skuadrën në momentet më vendimtare.

Eriksen – Kristian Eriksen në 5 minuta krijoi më shumë rrezik sesa të gjithë mesfushorët e tjerë të Interit në 85 minuta. Danezi tentoi dy goditje duke vënë në provë portierin.

Por, Konte vazhdon të mos i besojë dhe e konsideron një futbollist jashtë planeve. Italiani ose është i limituar, ose shumë i fiksuar me idetë e tij. Koha do ta tregojë, por sezonin e tij dhe të Interit e shpëton vetëm fitorja e titullit kampion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat