Klubi i madh spanjoll konfirmon një rast pozitiv me Covid 19, para sfidës ndaj Barcelonës!
Skuadra spanjolle, Valencia ka konfirmuar një rast pozitiv me COVID-19 në testimet e fundit.
Valencia ka konfirmuar se lojtari është në izolim, por nuk e ka bërë të qartë se cili është.
“Në testet e fundit të COVID-19, çështja me pozitiv ka dal nga ekipi i parë. Lojtari është në izolim, se bashku me kontaktet e ngushtë dhe protokolli për COVID është aktivizuar”, shkruhej në komunikatë.
Ndeshja e radhës për Valencian është kundër Barcelonës në “Camp Nou”.