Sulmuesi i Kosovës dhe i Lazios, Vedat Muriqi, mund të pranojë të kthehet te Fenerbahçe.
Mediat turke shkruajnë se për shkak të vështirësisë për t’u përshtatur me futbollin italian, 26-vjeçari mund të kalojë në formë huazimi gjatë merkatos së janarit te klubi i famshëm turk.
MNë 9 ndeshje të aktivizuara këtë pjesë të parë të sezonit me ekipin e Simone Inzagit, Muriqi ende nuk ka arritur të gjejë golin e parë me bardhekaltërit.
Lazio mund t’i propozojë lojtarit të tij që të rifitojë gjendjen në 6 muajt e ardhshëm te Fenerbahçe në mënyrë që të jetë në formë optimale për sezonin 2021-2022.
Interes për Muriqin ka shfaqur dhe Galatasaray, ndërsa pritet të zbardhet në janar se çfarë do të ndodhë me të.