Pas Ismet Munishit, edhe Agim Maliqi largohet nga skuadra e futbollit Ballkani nga Theranda.
“Lamtumir Suharekë. Faleminderit për pritjen dhe përkrahjen dhe të gjitha momentet që i kemi përjetuar së bashku.
Faleminderit Presidentit Arsim Kabashi dhe Bali Kabashi.
Faleminderit Xhebraila.
Faleminderit Suharekë, u pafshim për të mira”, ka shkruar Maliqi në profilin e tij në facebook. Maliqi largohet ballëlart nga Theranda, për faktin se e lë Ballkanin në pozitën e dytë me 38 pikë, tre me pak se lideri Drita.