Është mbyllur në paqe ndeshja dramatike mes Leicester Cityt dhe Manchester Unitedit.
Në “King Power Stadium”, “Djajtë e Kuq” kanë qenë mysafirë të Leicester Cityt.
Ndeshja e javës së 15-të për Premierligën angleze u mbyll me rezultat të barabartë 2:2.
Lojtari më i vlerësuar në takimin e sotëm ishte ylli portugez i Manchester United, Bruno Fernandes që mori notën 8.1 nga sajti “Whoscored.com”.
Me notë të lartë u dalluan edhe dy lojtarët e “Djajve”, Fred me notën 7.3 dhe Marcus Rashford që u vlerësua 7.2.
Me këtë barazim, Leicester City mbetet në vendin e dytë me 28 pikë, kurse Manchester Unitedi në vendin e tretë me 27 të tilla.