Në rrezik të shtyhet sfida në kampionatin spanjoll, bora mbulon fushën!
Ndeshja e nesërme e kampionatit spanjoll Deportivo Alaves-Atletico Madrid rrezikon të mos luhet për shkak të dëborës që ka rënë ditët e fundit në rajonin bask, që ka mbuluar dhe stadiumin “Mendizorrotza”.
Punëtorët e stadiumit po bëjnë të pamundurën për të pastruar dëborën, ndërsa raportohet se në orët e ardhshme pritet të ketë reshje të tjera të lehta bore.
Pritet të vijë dhe vendimi i autoriteteve të Alavesit.