​Barcelona të interesuar për Tavares

Futboll

​Barcelona të interesuar për Tavares

Më: 6 janar 2021 Në ora: 14:48
​Barcelona të interesuar për Tavares

Ylli i Leicester Cityt Sidnei Tavares është duke tërhequr vëmendje nga gjiganti Barcelona, raporton “The Sun”.

“Blaugranët” janë duke planifikuar që të bëjnë një ofertë për mesfushorin para se të mbyllet afati kalimtar i transferimeve në janar.

Ku Tavares është edhe kushëriri i ish yllit të Manchester United Luis Nani.

Sidoqoftë, nëse Leicester vendos që ta refuzoj ofertën, Barcelona përsëri janë në krye të garës për shërbimet e Tavares, dhe mund të presin deri sa lojtari të përfundoj si agjent i lirë në fund të këtij edicioni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat