Futbollistët Erlis Frashëri dhe Jackson Ferreira ndahen me ekipin e Gjilanit. Frashëri ka bërë të ditur se nuk është pjesë e skuadrës kuq e bardhë.
"Do të dëshiroja të njoftoja se që prej ditës së sotme nuk jam më pjesë e skuadrës së Gjilanit. Me marrëveshje të dyanshme arritëm të ndërpresim kontratën.
Falënderime të përzemërta për drejtuesit e klubit, për presidentin Florim Zuka, që me kanë mbështetur dhe vlerësuar.
Falënderim për trajnerin Gentjan Mezani, gjithashtu edhe Bylbyl sokolin (edhe pse s’patëm mundësinë te punojmë për një kohë të gjatë).
Falënderoj grupin e futbollistëve, shokët e skuadrës me të cilët kemi kaluat një vit e gjysmë të shkëlqyer dhe kemi mbështetur njëri-tjetrin në ditë te mira dhe të këqija. Çuna ju uroj shuë suksese në ndeshjet në vijim.
Një falënderim tl veçantë dhe special për ‘Skifterat”, faleminderit “Skiftera” për mbështetjen dhe miqësinë që me keni dhuruar. SC GJILANIT i uroj shume suksese dhe arritje te objektivave", njofton Frashëri.