Skuadra e futbollit Drenica nga Skënderaj konfirmon përforcimin me futbollistin e Gjilanit, Elis Frashëri.
"Drenica po vazhdon të sjellë lojtarë për të përforcuar radhët për pjesën e dytë të kampionatit (stinorin pranveror).
Skuadra tashmë ka siguruar shërbimet e mbrojtësit anësor shumë cilësor, Erlis Frashëri. Mbrojtësi nga Korça ka qenë pjesë e skuadrave të mëdha në Kategorinë Superiore në Shqipëri, skuadrave si: Skenderbeu (Korçë), Teuta( Durrës), Besa (Kavajë), Tomori (Berat), Partizani (Tiranë), Himara (Himarë), Luftëtari (Gjirokastër), KF Kamza (Kamëz), kurse se fundmi u aktivizua edhe në Kosovë ku ishte pjesë për dy edicione të skuadra e Gjilanit.
Frashëri, ka firmosur kontratë deri në përfundim të këtij edicioni me Drenicën më klauzolë vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Ai gjatë stinorit pranveror do të bartë fanellën kuq e zi të Drenicës, drejt synimeve
Mbrojtësi korçar është përforcimi i gjashtë i ekipit dhe drejtuesit e klubit edhe ditëve në vazhdim do të vazhdojnë me zyrtarizimin e përforcimeve tjera", njofton FC Drenica.