Futbollisti Liridon Fetahaj konfirmon largimin nga skuadra e Ballkanit, nënkampion vjeshtor. Ai iu është mirënjohës drejtuesve të klubit për kohën sa ka qëndruar në këtë kolektiv.
“Dua të ju njoftoj se nga sot nuk do të jem pjesë e FC Ballkanit.
Falënderoj Presidentin e FC Ballkanit z. Arsim Kabashin dhe z. Bali Kabashin për korrektësinë e tyre, po ashtu falënderoj gjithë stafin menaxhues të
Klubit,
Bashkëlojtarëve të mi ju uroj shumë suksese në kampionat, falënderim edhe për Xhebsat që pata përkrahjen e tyre.
Për fund urojë që FC Ballkani të dalë në gara europiane këtë vit sepse e meritojnë”, njofton Fetahaj.