Barcelona po mendon për merkaton e verës dhe klubi spanjoll synon të afrojë një sulmues të mirëfilltë.
Drejtuesit janë penduar për largimin e Luis Suarez, prandaj duan që të kenë një emër që siguron gola.
Emri më i pëlqyer te katalanasit është Erling Haaland. Futbollisti i Dortmundit duket më i arritshëm se Kylian Mbappe. Francezi nga krahu tjetër është shumë i kushtueshëm dhe spanjollët nuk e përballojnë.
Messi mund të largohet, prandaj po punohet në mënyrë që të zëvendësohet.
Norvegjezi mund të largohet nga Bundesliga, pasi ka treguar se mund të shënojë pa probleme.