Paris Sen Zhermeni është skuadër më e fundit që është futur në garë për transferimin e Poll Pogbas. Mesfushori francez po e kërkon largimin nga Man. Juanjtedi dhe duket se në fund të edicionit do t’i realizohet dëshira.
“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm ta lejojnë largimin e tij, derisa raportohet se duan mbi 90 milionë euro për kartonin e francezit.
Në anën tjetër, Real Madridi po ashtu është i interesuar në transferimin e mesfushorit problematik, pasi Zinedin Zidan beson se mund të mbështetet në cilësitë e tij.
Maurisio Poketinjo thuhet se tani është po ashtu i interesuar në transferimin e Pogbas, por që do të jetë mjaftë e vështirë.