Java e 17-të e kampionatit italian, Serie-A sjell sot derbin e madh ndërmjet Romës dhe Interit.
Kjo ndeshje starton nga ora 12:30 në stadiumin “Olimpico” dhe ka një rëndësi të madhe sidomos për Interin e Antonio Contes pas fitores së Milanit të Shtunën kundër Torinos.
“Rossnerët” kanë katër pikë më shumë se zi-kaltërit dhe sot fitorja ndaj Romës është obligative.
Këto janë formacionet zyrtare:
ROMA (3-4-2-1): Lopez; Mancini, Smalling, Ibañez; Karsdorp, Villar, Veretout, Spinazzola; Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko. All. Fonseca
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Darmian; Lukaku, Lautaro Martinez.