Ekipi i madh italian e kërkon Mustafin

Futboll

Ekipi i madh italian e kërkon Mustafin

Më: 11 janar 2021 Në ora: 17:52
Shkodran Mustafi

Përderisa ditët po kalojnë, thashethemet për transferet e mundshme të Lazios po intensifikohen. Tani, mediumi i madh italian, Calciomercato raporton se Lazio është i interesuar për ta transferuar Shkodran Mustafin.

Kampioni i Botës me Gjermaninë nuk po gjen hapësirë te Arsenali, kurse kontrata e tij skadon në qershorin e këtij viti.

Këtë sezon, Mustafi ka bërë vetëm nëntë paraqitje për “Topçinjtë”, tri në Premierligë, pesë në Evropa Ligë dhe një në Carabao Cup.

Serie A nuk është terren i panjohur për futbollistin me prejardhje shqiptare. Mustafi kishte luajtur për dy vite te Sampdoria, teksa kishte bërë 51 paraqitje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat