Reagon për lojtarin e huazuar

Futboll

Reagon për lojtarin e huazuar

Më: 12 janar 2021 Në ora: 14:18
Reagon për lojtarin e huazuar

Administratori i Sasuolos reagon për lojtarin e huazuar tek Xhenoa: Me Juventusin do të flasim në ditët në vijim.

Me Arkadius Milik që mendohet të afrohet në merkaton e verës, Fernando Jorenten i bllokuar nga Gatuzo dhe Graciano Pelen që bind më pak, Juventus është në kërkim të një përforcimi në repartin e sulmit dhe ka vazhduar përpara për Xhanluka Skamakën, sulmuesin 22-vjeçar italian i cili është në pronësi të Sasuolos por i lënë në huazim tek skuadra e Xhenoas.

Administratori i Sasuolos, Karnevali ka folur në një lidhje direkte në emisionin sportiv italian “Tiki-Taka”, në kanalin “Italia 1”, për sulmuesin italian dhe kërkesat e shumta:

“Ka shumë kërkesa, jo vetëm ajo e Juventusit që me t’a kemi raporte shumë të mira. Me drejtuesit bardhezi do të flasim në ditët në vijim.".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat