Vëllaznimi nga Gjakova përforcon radhët e saja me një futbollist të skuadrës fqinj, Liria nga Prizreni.
Është fjala për futbollistin mbrojtësin Uran Shala.
“KF Vëllaznimi sot ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e djathtë Uran Shala.
Uran Shala ka qenë shumë vite pjesë e KF Ballkanit ku së fundmi ishte pjesë e KF Liria”, njofton Vëllaznimi.