Manchester Utd importon tre pikë që nuk maten as me ari nga Burnley.
"Djajtë e kuq" shënojnë fitore me rezultat 1:0 ndaj Burnleyt, në takimin e mbetur të javës së parë të Premier League.
Në minutën e 71-të, Pogba shënon supergol nga rreth 15-16 metra në këndin e poshtëm të djathtë pas asistimit të Rashford, për fitoren e madhe.
Manchester Utd merr kreun e tabelës me 36 pikë, duke e lënë pas Liverpoolin me 33.
Burnley zë pozitën e 16-të me 16 pikë të mbledhura.