Arben Beqiri është larguar pas disa viteve nga Trepça ’89.
Portieri i njohur mitrovicas ka ndarë rrugët me ‘Minatorët’ me marrëveshje.
Beqiri nuk ka humbur shumë kohë dhe ka gjetur skuadrën e re, shkruan Gazeta Olle.
Gardiani mitrovicas ka arritur marrëveshje me Vushtrrinë ku do t’i mbrojë ngjyrat bardhekaltër në edicionin pranveror në Ligën e Parë.
Beqiri ka përvojë të madhe në futbollin kosovar dhe pritet ta ndihmojë Vushtrrinë për t’i arritur objektivat.