E takoi Mbappen, nuk përmbahet nga lotët

Futboll

E takoi Mbappen, nuk përmbahet nga lotët

Më: 13 janar 2021 Në ora: 14:58
E takoi Mbappen, nuk përmbahet nga lotët

Kylian Mbappe është ndër futbollistët më të mirë në botë. Sulmuesi francez i PSG për shumë fëmijë në botë është idhull i tyre. Në ndeshjen e fundit të PSG në kampionatin francez, Mbappe ia plotësoi ëndrrën një djaloshi të ri që ishte prezent në stadium.

Mbappe sa ishte duke bërë përgatitjet para ndeshjes, e takoi atë duke bashkëbiseduar për disa minuta.

Gjatë asaj kohe, djaloshi nuk përmbahet nga lotët për shkak se ka takuar idhullin e tij.

Ylli francez pas ndeshjes ia dhuroi fanellën dhe zhvilloi një bisedë më të. Ai bëri disa fotografi, të cilët më vonë i postuan në rrjetin social Instagram.

Madje, Mbappe ia ktheu edhe mesazhet duke i shkruar: “Tung, unë jam Kylian Mbappe”.

Këto pamje janë bërë virale në rrjetet sociale, duke e lavdëruar yllin e PSG për mirësjelljen e tij ndaj një djaloshi të ri, që ëndërron të bëhet si Mbappe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat