Legjenda e Francës nuk e kursen Icardin: Kam dyshime mbi personalitetin e tij!
Mauro Icardi merr kritika të ashpra nga legjenda e Frsancës, Jean-Pierre Papin. Ish-sulmuesi i Milanit, në një intervistë për “France Football” nuk i kurseu kritikat për argjentinasin sa i përket perfomancës së tij te parizienët.
“Kur e shihja duke luajtur për një vit, nuk pata përshtypjen se donte ta prishte terezinë. Si është e mundur? Në gjuhën e trupit të tij nuk pashë dëshirë.
Nga sa kam parë deri tani, kam dyshime të mëdha për personalitetin e tij. Ndjej që nuk i pëlqen konkurrenca. Tek Interi ishte mbresëlënës, si “ylli” dhe kapiteni i padiskutueshëm. Në Paris është një lojtar normal, prapa Neymarit, Mbappesë dhe disa të tjerëve”.