Shqiptari i shënon gol Napolit.
Është shqiptari nga Tetova, Nedim Bajrami që ka shënuar një gol fantastik për Empolin në minutën e 33-të.
Koulibaly nuk e markojë si duhet Bajramin, i cili lansoi një goditje të fuqishme me të djathtën e tij për ta shënuar golin e barazimit.
Ndeshja po zhvillohet në kuadër të Kupës së Italisë dhe të dy skuadrat kërkojnë çerekfinalen.