Skuadra e futbollit Llapi nga Podujeva vazhdon me përforcime për pjesën e dytë të kampionatit. Skuadra llapjane angazhon Enis Stubllën.
"Sot kemi nënshkruar kontratë 3 - vjeçare me sulmuesin e krahut, Enis Stublla, 21 - vjeçar i lindur më 09.07.1999, në Podujevë. Futbollisti këmbëshpejtë i krahut të majtë dhe të djathtë do vijoj të jetë pjesë e KF Llapi gjatë edicioneve 2021-2024
Enis Stublla kategoritë e reja i ka kaluar në Shkollën e Futbollit "Arsenal" (2010-2017), më pas u transferua tek KEK-u (2017-2018), KF Minatori (2018-2019) si dhe së fundmi tek Onix (2019-2020)
Stublla nuk do të jetë përforcimi i fundit i këtij afati kalimtar, pasi skuadra synon të përforcohet edhe me një futbollist para nisjes për fazën përgaditore në Antalya të Turqisë", njofton KF Llapi.