Paolo Maldini dhe Frederic Massara raportohen se janë duke diskutuar rreth arritjes së një marrëveshje me Mario Mandzukic.
Calciomercato.com raporton se drejtori teknik Maldini dhe drejtori sportiv Massara veçse kanë vazhduar bisedimet me kroatin.
Milan po mendojnë që t’i dhurojnë Stefano Piolit alternativa tjera përpos veteranit Zlatan Ibrahimoviç dhe diskutimet kanë filluar.
Mandzukic preferon një kalim te Rosonerët, mirëpo ata janë duke kërkuar një marrëveshje sa i përket pagës së lojtarit.
Pas largimit nga Juventusi në janarin e vitit të kaluar, Al-Duhail u lirua nga kontrata pas 6 muajsh qëndrim aty.
Sulmuesi kaloi një periudhë prej 4 vjet e gjysmë në Torino, duke shënuar 44 gola dhe ai kontribojë në 17 asistime pas 162 ndeshjeve për Biankonerët.