Albi Doka, mund të ndërrojë sërish skuadër në afatin kalimtar të janarit.
Pas kalimit në verë nga Tirana te Gorica në Kroaci, talenti kuqezi ka spikatur menjëherë me paraqitjet e tij te skuadra kroate dhe ka ngjallur interesin e dy skuadrave të Superligës turke, dy ekipeve që pozicionohen në pjesën e sipërme të tabelës.
Nga sa raportojnë mediat kroate Gorica mund të vendosë ta shesë anësorin shqiptar i cili vlerësohet nga transfermarkt 1 miljonë euro. Alanyaspor dhe Trabzonspor janë dy klubet e Superligës turke që interesohen për shërbimet e Albi Dokës dhe Gorica nga shitja e ish futbollistit të Tiranës do të synojë të përfitojë nga 600 deri në 800 mijë euro.
Albi Doka në këtë sezon është aktivizuar në 9 takime me Gorican duke shënuar dhe 1 gol, ndërsa ka debutuar edhe kombëtaren kuqezi në sfidat e Nations League.