Finalja e “Copa Libertadores” 2020 do të jetë e gjitha braziliane. Santos fitoi 3-0 kundër argjentinasve të Boca Juniors, në ndeshjen e dytë, duke gjetur në “aktin” e fundit Palmeiras.
Pas ndeshjes së parë 0-0 në Argjentinë, të luajtur javën e kaluar, brazilianët fituan falë golave të Diego Pituca (16′), Yeferson Soteldo (49′) dhe Lucas Braga (51′).
Boca Juniors mbeti me 10 lojtarë në fushë, pas dëbimit me karton të kuq të Frank Fabra, në minutën e 56-të.
Ish-klubi i Pele dhe Neymar do të përpiqet të bëhet i pari brazilian që e fiton këtë turne katër herë, i cili është ekuivalenti i Ligës së Kampionëve të Europës për Amerikën e Jugut.