Lajm i mirë për klubin e futbollit Ballkani nga Theranda.
"Për të gjitha palët e interesit, sistemi TMS (Transfer Matching System) i klubit tonë është i hapur dhe funksional siç kemi potencuar para 2/3 ditëve.
TMS ka qenë e bllokuar vetem 2 ditë si shkak i një dënimi për një ish lojtar që ka qenë ne prova para 2 viteve", njofton KF Ballkani.
Skuadra nga Theranda tani ndihet më e qetë pas kësaj dhe me synime që të jetë sa më e fortë për pjesën e dytë të kampionatit.