AC Milan dhe Torino kanë arritur marrëveshje për transferimin e Soualiho Meite, si huazim deri në fund të sezonit me të drejtë blerje.
Soualiho Meite është lojtari më i ri i AC Milan, ish-futbollisti i Torinos u transferua si huazim deri në fund të sezonit me të drejtë blerje.
Ai ka arritur në Milano, ku ka thënë fjalët e para si lojtar i “Rossonerëve”.
“Jam i kënaqur. Në këto momente duheni të jeni gati”, tha ai.
“Kam folur tashmë me Kessie, ai më ka treguar për ekipin”, tha Meite.
“Scudetto? Milani është i pari dhe duhet të qëndrojë aty ku është tani, të shohim si shkojnë këto katër muajt e ardhshëm dhe flasim pastaj”, përfundoi Soualiho Meite.