Elseid Hysaj me shumë gjasa do të largohet nga Napoli gjatë verës.
Mbrojtësi i krahut të djathtë nuk ka gjetur hapësira në formacionin e trajnerit Gennaro Gatuso dhe është i pakënaqur me situatën e tij tek ekipi italian.
Madje edhe menaxheri i lojtarit Mario Xhufredi ka bërë të ditur se Hysaj nuk do të vazhdojë kontratën me napolitanët, që i skadon në fund të sezonit aktual.
Së fundmi, sipas mediave në Itali, interesim për Hysajn ka shprehur Atletico Madridi.
Madrilenët e shohin Hysajn si zëvendësues të Kieran Trippierit, që është suspenduar për disa javë nga futbolli aktiv.
Hysaj tek Atletico Madridi gjatë verës mund të transferohet si futbollist i lirë.
Këtë sezon 26-vjeçari ka luajtur në nëntë ndeshje në të gjitha garat.