Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Lindon Selahi është transferuar te skuadra Willem II në Eredivisie.
Lojtari ka kaluar në formë huazimi nga Twente, klub që zotëron kartonin e tij. Ai do të jetë pjesë e Willem II deri në fund të sezonit.
21-vjeçari nuk po gjente hapësirat e nevojshme te Twente, ku sezonin e kaluar kishte luajtur në vazhdimësi, ndaj palët menduan se zgjidhja më e mirë do të ishte huazimi në një ekip tjetër të Holandë.
Pasi kaloi me sukses testet mjekësore, hodhi firmën në kontratë me skuadrën e re.
Para se të kalonte në futbollin holandez, Selahi luajti për Standard Liège dhe Anderlecht në Belgjikë.