Pas largimit nga Partizani iTiranës, talenti shkupjan i futbollit, Besnik Ferati, është një futbollist i lirë.
Megjithatë, sic mëson News-TV, për mesfushorin e talentuar dhe reprezentuesin e të rinjve të Maqedionisë së Veriut kanë shprehur interesime klube vendore, nga Kosova, por edhe nga Superiga e Shqipërisë.
Burimet tona të afërta me futbollistin thonë se Ferati ka marrë dy oferta serioze, një nga klubi i njohur finlandez, HJK Helsinki dhe tjetra nga skuadra sllovene, Olimpija e Lubjanës.
Këto ditë, ai pritet të vendos se ku do të vazhdojë karrierën e tij.
Kujtojmë se, Ferati në aventurën e tij dyvjecare te Partizani fitoi një titull kampion dhe një Superkupë.
20-vjecari karrierën e tij e ka filluar te FC Shkupi, ndërsa më pas u transferua te Partizani.