Stadiumi i Skënderbeut i mbushur me borë, ndeshja e sotme në pikëpyetje?
Është planifikuar për t’u luajtur ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit ditën e sotme duke filluar nga ora 13:30, në qytetin e Korçës.
Pak para orarit, arbitri dhe delegati i ndeshjes, do të vendosin nëse ndeshja do luhet sot apo jo, në rast se nuk zhvillohet ditën e sotme do të luhet ditën e nesërme në të njëjtin orar.
Ndërkohë lojtarët e Partizanit kanë zbritur në fushë për të parë gjendjen e saj.